17 Qershor 2019

Gjilani synon zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për 100 vitet e ardhshëm

Gjilan, 11 prill – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e ndërmarrja “Ibër Lepenc”, ku kanë biseduar për mundësinë e përfshirjes së Gjilanit dhe Anamoravës në projektin që parasheh zgjidhjen e problemit të ujit për 100 vjetët e ardhshëm dhe njëkohësisht ndikimin në zhvillimin e sektorit të bujqësisë përmes sistemit të ujitjes.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka potencuar rëndësinë e madhe që ka ky projekt për Gjilanin dhe Anamoravën, sepse, siç ka thënë ai, problem për këtë regjion mbetet ende furnizimi me ujë të pijshëm.

“Mundësia e përfshirjes  së Gjilanit dhe Anamoravës në këtë projekt prej afro 500 milionë euro, është një mbështetje jetike që i jepet qytetarëve për 100 vjetët e ardhshme dhe njëkohësisht një mundësi shumë e madhe e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në këtë regjion. Ky grant nga Banka Botrore dhe i implementuar së bashku me Qeverinë e Kosovës, nuk parasheh implikime buxhetore të Komunave, Gjilan, Viti, Kaçanik, Shtërpcë, Ferizaj, Shtime dhe Lipjan”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Ai ka thënë se pas përfundimit të fazës së studimi i fizibilitetit, për mundësinë e përfshirjes së Gjilanit dhe Anamoravës në këtë projekt, pasi që parashihet që gjendja në këtë pjesë të ndryshojë rrënjësisht sa i përket ujit të pijes dhe zhvillimit të këtyre Komunave.

Kurse, ekspertja e angazhuar për studimin e fizibilitetit, Karina Zachodni, ka potencuar se vlera e përafërt e projektit parashihet të jetë rreth 500 milionë euro në tërësi dhe do të mundësojë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, por edhe kapacitete të mjaftueshme për ujitjen njëkohësisht. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 qershor 2019 - Komuna e Prizrenit nënshkruan kontratë me organizatën Caritas për “Kujdesin Socio-Shëndetësor, shtëpiak dhe ambulator për qytetarët e Komunës së Prizrenit”. (Shtëpia e Bardhë, ora 9:00)

- Komuna e Prizrenit organizon konferencë me temën “Për zhvillim të qëndrueshëm në Rajonin e Zhupës - Kundër Hidrocentraleve”. (Restaurant Fuad-As në fshatin Reçanë, ora 10:00 - transporti i organizuar nga ana e Komunës, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Rexhë Gjonbalaj, ish Kryetar i Bordit të Drejtoreve të PTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë organizojnë Marshin e Refuzimit, i cili do të zhvillohet në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. (Marshi do të nis nga sheshi “Skënderbeu”, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Të flasim për ekonominë!" të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë mbahet diskutimi në panel "kontributi i Kodit Civil në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndërmarrësinë e grave në Kosovë". (Shtëpia e Evropës, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veteranit të luftës së UÇK-së, Hilmi Haradinaj, baba i tre heronjve të kombit. (Kompleksi Memorial në Gllogjan, ora 11:00)

- Drejtori i Administratës në Komunën e Gjilanit, Bardhyl Syla mban konferencë për media lidhur me punën 5-mujore dhe planifikimi për tre muajtë e ardhshëm i drejtorëve të Komunës. (Zyra e kryetarit të Komunës, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja komemorative për të ndjerën Prof. Dr. Mandushe Berisha. (Fakulteti Filologjik, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton kërkesen e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe njoftimi i Komisionit lidhur me vizitën e realizuar në Luginë të Preshevës si dhe diskuton lidhur me tekstet e reja shkollore e riorganizimin e shkollave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Lëvizja FOL organizon Forumin e FOL Hapur me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë znj. Apostolova dhe ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar ku temë diskutimi do të jetë ‘Etika në Administratën Publike”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 15:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Ajo" nga More Raça dhe "Martesa" nga Blerta Zeqiri. (Kino Armata, ora 20:00)