19 Mars 2019

GAP prezantin raportin për ndikimin e TC Kosova e Re në tarifat e energjisë

Prishtinë , 15 prill - Instituti GAP organizon konferencën për media me temë  "Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në  tarifat e energjisë elektrike. 

Në këtë raport, Instituti GAP ka analizuar ndikimin në tarifat e energjisë elektrike nga ndërtimi i termocentralit të ri sipas marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë Contour Global.

Kontrata për ndërtimin e “Kosovës së Re” është projekt i cili ka ndikim të gjithanshëm në ekonomi, shëndet, ambient, zhvendosje të popullsisë, borxhin publik e ndikime tjera.

Por, në këtë raport të shkurtër, Instituti GAP ka analizuar vetëm ndikimin që do të ketë ndërtimi i termocentralit të ri në tarifa të energjisë elektrike dhe si rrjedhojë në amvisëri dhe biznese.

Për këtë qëllim GAP ka ofruar një model të parashikimt të tarifave të energjisë elektrike duke u bazuar në parashikimet e prodhimit dhe konsumit për vitin 2018-2026 të ofurara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 mars 2019 - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, do të organizojë konferencë informuese për lansimin e “Programi për Grantet e Përputhshme”, që është i financuar nga Banka Botërore. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para komisionit për Integrime Evropiane për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë prezanton Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve  bashkëfinancuar nga BE-ja dhe BERZH-i.  (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të diskutohet rreth organizimit të një konference rajonale me Kryetarët e Komisioneve homologe dhe Kryetarët e Gjykatave të Auditimit të Shteteve të rajonit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00) 

- Jahjaga Foundation organizojnë tryezën e rrumbullakët me temë “Roli i medias në përmirësimin dhe raportimin e drejtë për gratë në qeverisje”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Federatën e Basketbollit të Kosovës me ç’rast do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi. (Federata e Basketbollit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal Publike në të cilën do të diskutohet lidhur me shqetësimet e bizneseve për furnizimin me energji elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, dhe në kuadër të javëve të Frankofonisë në Kosovë, Ambasada e Francës feston ditën ndërkombëtare të frankofonis. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet informata e drejtorti të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, lidhur me gripin sezonal në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa voton raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, voton për Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe amendamentet e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00) 

- Nën kryesimin e kryetarit Mustafa, mbahet mbledhja e kryesisë me kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin "Ditët e Kuvendit" në Skenderaj. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Skenderaj, ora 14:00)

 - Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vizitojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit, ku do të takohet me Drejtorin e kësaj Agjencie, Shaip Havolli. (Agjencia Kundër Korrupsionit, Rr. "Nazim Gafurri" Nr. 31, ora 14:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u drejtohet gazetarëve në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti ‘Te Pishat’ në Skënderaj”. (Qendra e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani, ora 16:30)