29 Maj 2020

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë shpall thirrjen publike

Prishtinë, 20 maj - Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (KEEF) njofton të gjitha Komunat e interesuara për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e tyre publike dhe në sistemet e ndriçimit të rrugëve që të aplikojnë për të marrë pjesë në Projektin Komunal për Efiçiencë të Energjisë (PKEE) të mbështetur nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës. 
 
KEEF si një institucion i ri në vend ofron një paketë të shërbimit të plotë, duke përfshirë sigurimin e financimit, auditimin e energjisë, planin teknik, prokurimin dhe mbikëqyrjen e kontraktuesve, masat mbrojtëse mjedisore dhe sociale, matjen dhe raportimin e kursimit të energjisë. 
 
Shpallja është bërë publike me datën 20 prill 2020 dhe tanimë aplikimet kanë filluar. Në dispozicion janë rreth 15 milion Euro që do të përdoren si kapital për financimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në infrastrukturën publike komunale, përkatësisht në shkolla, qendra të kujdesit shëndetësor dhe të gjitha ndërtesat që administrohen nga Komunat e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)