26 Prill 2024

FMN nxit ndihmën për vendet e varfra për ndryshimet klimatik

Washington, 28 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëjë përpjekje për t'i ndihmuar vendet e varfra të luftojnë kundër ndryshimit klimatik, meqë këto vende janë ato që vuajnë më shumë nga kjo dukuri.

"Ngritja e temperaturave i ka bërë të pabarabarta ndikimet makroekonomike, pasi pasojat negative janë përqendruar kryesisht në vendet me klimë relativisht të nxehtë, siç janë shumica e vendeve me të ardhura të ulëta", thuhet në raportin e fundit të FMN-së "Perspektiva e Ekonomisë Botërore".

Studimet tregojnë se ngritja e temperaturës ul prodhimin për frymë në këto vende nëpërmjet pakësimit të prodhimtarisë bujqësore, uljes së rendimentit të punëtorëve, ngadalësimit të investimeve dhe dëmeve mbi shëndetin.

Vlerësohet se rritja me një gradë Celsius e temperaturave në një vend me temperaturë mesatare vjetore 25 gradë Celsius si Bangladeshi apo Haiti, e ul me 1.5 % prodhimin për frymë për të paktën shtatë vjet.

Një efekt i tillë i dëmshëm mund të ndikojë mbi gati 60 % të popullsisë së përgjithshme të botës që jeton në këto vende. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)