26 Prill 2024

Eurostat e rendit Kosovën, si vendi me çmime të lira të rrymës

Prishtinë, 23 shkurt - Shpeshherë është thënë se çmimet e energjisë elektrike në Kosovës janë të larta, por këto pohime i hedhen poshtë një raporti i Eurostat-it për çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, i cili Kosovën e rendite si vendin me çmime më të lira të rrymës.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), tregon se i kanë marrë kërkesat nga operatorët për tarifat e energjisë elektrike dhe se janë duke i shqyrtuar. Derisa vendimi për tarifat e reja pritet të publikohet deri në fund të marsit.


“Operatorët e Licencuar për shërbimet e energjisë elektrike, tashmë kanë dorëzuar në ZRRE kërkesat për azhurnimet vjetore për të hyrat e lejuara maksimale dhe tarifat e energjisë elektrike. Stafi profesional i ZRRE-së është duke i analizuar këto kërkesa dhe së shpejto do të vendosë në diskutim publik raportet konsultative, ku do të paraqiten kërkesat e operatorëve dhe vlerësimet preliminare të ZRRE-së. Tarifat aktuale do të jenë në fuqi deri me 31 mars 2017 dhe ZRRE do të sigurohet që para 1 prillit 2017, konsumatorët të njoftohen me tarifat e reja”, ka thënë zëdhënësja e ZRRE-së, Adelina Murtezaj.


Në ZRRE nuk e kanë komentuar raportin e Eurostatit rreth tarifave të rrymës. “Pa dashur të komentojmë vlerësimet e Eurostat-it, ZRRE dëshiron të sqarojë se tarifat e energjisë në Kosovë caktohen duke u bazuar në ligjet e energjisë, rregullat për përcaktimin e çmimeve, Metodologjinë për përcaktimin e tarifave dhe Balancën e Energjisë për vitin rregullativ përkatës. Bazuar në këto ligje dhe rregulla, dhe pas vlerësimeve të stafit profesional, Bordi i ZRRE merr vendimin përfundimtar i cili si parim primar ka përcaktimin e tarifave të mbështetura në kosto që arsyetojnë shërbime të kënaqshme për konsumatorët”, tha Murtezaj.


Ndryshe në raportin e Eurostat-it për çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, prapa Kosovës renditen, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Mali i Zi, Moldavi, Estoni dhe vende të tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)