17 Korrik 2019

Energjia e pastër gjenerues kryesor i vendeve të punës

Prishtinë, 23 maj - Në Prishtinë po mbahet eventi një ditor i lansimit të Rrjetit të Bizneseve për Energji të Pastër (N4CEB) ku po marrin pjesë përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfaqësues nga sektori privat, institucionet financiare dhe nga akademia. Ky event ka për qëllim që t’i japë sektorit privat një zë më të fortë duke promovuar një rrjet të fuqishëm dhe zhvillimin e tregut të energjisë.

Në këtë ngjarje po merr pjesë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i cili para të pranishmëve tha se tranzicioni në sektorin e energjisë mbetet një prej sfidave kryesore mirëpo Kosova edhe përkundër faktit që përballet me sfida të shumta në këtë fushë ka shënuar progres.

 “Investimet në fushën energjisë së ripërtëritshme përkundër rritjes ende nuk e kanë përmbushur tragetin e paraparë. Sot ne kemi në operim 7 hidrocentrale, 5 impiante e panele solare dhe 2 të erës, me një kapacitet prej rreth 77 megavat. Ndërkaq 22 gjeneratorë janë në proces të ndërtimit me kapacitet rreth 178 megavat”, u shpreh Lluka.

Por pavarësisht të arriturave ministri Lluka përmendi edhe sfidat me të cilat mund të përballet Kosova në të ardhmen sa i përket sektorit të energjisë siç janë; përmbushja e targetave të rinjë që dalin nga Plani për Energji dhe Klimë 2012 -2030 si dhe kalimi nga procedura e autorizimit në procedura të skemave konkurruese  të tregut.

“Kur jemi te Plani për Energji dhe Klimë një target tjetër do të jetë sfidues për Kosovën që lidhet me fushën efiçiencës së energjisë. Aprovimi i ligjit për EE, themelimi i Fondit për EE, zhvillimi i planeve komunale të EE si dhe forcimi i infrastrukturës administrative janë reforma që ndjeshëm do të prekin incentivën për mobilizim të investimeve në këtë fushë si dhe krijimin për zhvillim të biznesit”, theksoi me tej Lluka.

Ministri Lluka theksoi se lidhur me financimin e projekteve në fushën e burimeve të ripërtëritshme është lajm i mirë nga fakti se janë përmbushur të gjitha komentet e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim që lidhen me marrëveshjen për shitblerjen e energjisë dhe së shpejti do të jenë të gatshëm të financojnë këto projekte.

“Me rritjen e investimeve në  fushën e burimeve të ripërtëritshme (rreth 100 milionë në periudhën afatmesme së bashku me donatorët) përpos që do të kenë efekt në racionalizimin dhe optimizimin e konsumit të energjisë poashtu do të krijohen edhe shume vende te reja të punës nga sektori privat që është një nga qëllimet kryesore të Qeverisë së Kosovës”, tha Lluka .
 
I pranishëm ishte edhe ambasadori gjerman Christian Heldt, i cili tha se Kosova mund të jetë lider dhe shembull në energji të pastër.
“Në Kosovë ka projekte të energjisë së pastër të cilat janë zhvilluar dhe ne besojmë se Kosova mund të jetë lider në rajon dhe të jetë shembull për vendet e tjera”, u shpreh ai

Kreu i MZHE-së në anën tjetër tha se iniciativa për rrjetëzimin e bizneseve të kësaj fushe na jep shpresë që do të jeni partner aktiv në propozimin dhe orientimin e politikave te reja te këtij sektori me qëllim të përbashkët për zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës, përmirësim te standardit të jetesës se qytetareve tonë si dhe për një ambient me te pastër për te gjithë ne.

Ky event u organizua nga Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare (KDWV) në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes Projektit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë, Deutche Gesellschaft fur internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 korrik 2019 - Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me rastin e fundit i vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Lansohet Plani i Integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë se Mbrojtjes, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të bëj homazhe dhe ndërim për të rënet. (Rahovec, ora 10:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjilan, Kati i III, Salla 306, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do prezantohet raporti gjashtëmujor  janar-qershor 2019 duke u fokusuar edhe në aktivitetet më të rëndësishme të policisë gjatë kësaj periudhe. (Stacioni policor Qendra në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. (Sheshi “Para Teatrit” në Gjilan, ora 11:00)      
 
- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës lanson fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore. (Pika kufitare e Merdares, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të PSD-së në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Komuna e Rahovecit organizon akadmi përkujtimore me rastin e 21 vjetorit shënimit të “17 korrikut - Epopesë së Rahovec’’. (Shtëpia e Kulturës 'Mentor Zyberaj" në Rahovec, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.48. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e fshatit Hoçë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës në fshatin Hoçë e Madhe, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillonë një vizitë pune në Komunën e Malishevës. (Malishevë, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e lagjeve III- dhe IV të qytetit të Rahovecit. (Shkolla fillore “Isa Boletini” në Rahovec, ora 19:00)