08 Mars 2021

Ekspertët amerikanë pritet te intensifikojnë punën në fizibilitetin e Liqenit të Ujmanit

Prishtinë, 12 tetor - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë në takimin bilateral me delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga i dërguari special për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Në margjina të takimit mes dy delegacioneve, ministri Kuçi është takuar me zëvendës sekretarin për Energji në Departamentin e Shtetit, Matthew Zais.

Takimi me Zais kishte për qëllim pranim-dorëzimin e letrës së sekretarit për Energji në Departamentin e Shtetit, Dan Brouillette.

Kjo letër përmban një njoftim se në muajt e ardhshëm do të intensifikohet puna me ekspertët amerikanë, që do të punojnë në fizibilitetin e Liqenit të Ujmanit, si pjesë e Marrëveshjes së 4 Shtatorin në Washington.

Mes tjerash në këtë takim është diskutuar për Strategjinë e re të Energjisë në Kosovë, modalitet e ecjes përpara me energji dhe sfidat që po kalon Kosova në këtë sektor. Këto sfida lidhen me sigurinë e furnizimit dhe mundësinë e diversifikimit të burimeve të gjenerimit.

Përtej harmonizimit të hapave të mëtutjeshëm dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, Kuçi dhe Zais u shprehën të kënaqur se tash ka edhe një instrument financiar mbështetës, siç është Korporata Ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC).

Ministri Blerim Kuçi ndër të tjera i ka prezantuar zëvendës sekretarin për Energji në Departamentin e Shtetit, kornizën mbi të cilën do të ndërtohet Strategjia e re e Energjisë, e bazuar në burimet e Energjisë së Ripërtritshme, burimet e Linjitit, burimet e Gazit dhe aplikimi i masave efiçiente të energjisë.

Si përfundim, ministri Kuçi përpos që i ofroi bashkëpunim të plotë në çështjet e dala nga Marrëveshja e 4 Shtatorit në Washington, ai i kërkoi përkrahje në zbatimin e Kornizën e Strategjisë së re të Energjisë në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Mars 2021 - Institucioni i Avokatit të Popullit organizon një tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime në të cilën do të merr pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe  institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Qendra e Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Programi për Drejtësi Komerciale në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo, organizojnë diskutim rreth ngritjes të vetëdijes për bizneset fillestare të sapo themeluara dhe sipërmarrësit e rinj me fokus në drejtësinë komerciale, pjesa e sistemit të drejtësisë që siguron çasjen e bizneseve në drejtësi. (Innovation Centre Kosovo -https://www.facebook.com/ickosovo, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit në të cilën do të merr pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Salla e sporteve në kazermën ''Adem Jashari'', ora 10:45)   

- Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin edhe të pesë vendvotimeve tjera. (Gjykata Supreme e Kosovës, ora 11:00)