04 Qershor 2020

Diskutohen kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme dhe kost-efektiviteti i tyre

Prishtinë, 25 qershor - Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizojnë tryezën e rrumbullakët: "Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme dhe kost-efektiviteti i tyre".

Diskutimi do të përqëndrohet në progresin e deritanishëm të Kosovës në arritjen e objektivave të energjisë, mundësive për BRE-të, klimën aktuale për investime, si dhe kost-efektivitetin e tyre.

 Tryeza e rrumbullakët është një ngjarje e hapur që do të mbledhë politikbërësit, investitorët, bizneset dhe përfaqësuesit jofitimprurës të sektorit të energjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)