26 Prill 2024

Bordi i ZRRE-së raporton për faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në veri

Prishtinë, 18 dhjetor - Në mbledhjen e sotme Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të diskutojë serish për faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

 Komiisioni ka ftuar në mbledhje Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe Avokatin e Popullit për të diskutuar lidhur me raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Qytetarët e Kosovës në përgjithësi kanë paguar edhe për energjinë elektrike të cilën e kanë shpenzuar serbët e pjesës veriore të Kosovës. 

Mbi bazën e padisë së Avokatit të Popullit lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në veri të vendit dhe si rezultat i dështimit të ZRRE-së për të zbatuar rekomandimet e Avokatit të Popullit brenda afatit të dhënë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë Aktvendim, me të cilin ka aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në fjalë.

Në Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se “shtyhet ekzekutimi i Vendimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji V_399_2012, i datës 06.02.2012, deri në marrjen e aktgjykimit lidhur me kërkespadinë e Avokatit të Popullit, gjegjësisht paditësit, në këtë rast”.

Por një gjë të tillë vazhdojnë ta bëjnë sërish, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit që Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ta ndërpresë këtë praktikë.

ZRRE-ja thot se vendimin e gjykatës nuk po e zbaton për shkak të mungesës së bordit.

Avokati i Popullit, i cili e kishte iniciuar rastin në gjykatë, po e cilëson si të padrejtë dhe të paarsyeshëm këtë veprim të ZRRE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)