26 Prill 2024

Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut nuk kanë marrë pagën e 13-te

Prishtinë, 13 mars - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se lajmi i botuar në disa portale me titull: “Bordi dhe Menaxhmenti I KEK-ut morën pagën e 13-të jashtë ligjshëm” është plotësisht i pa vërtetë.

Për më tepër sipas KEK në këtë artikull deklarohet rrejshëm kinse vet KEK-u ka pranuar se disa zyrtar të menaxhmentit që kanë kontrata individuale kanë marrë pagën e 13-të.

Përndryshe, KEK-u ka deklaruar se: “Të gjithë punonjësit e KEK-ut duke përfshir edhe zyrtarët e lartë nuk kanë marrë pagë shtesë, përveç atyre të parapara me kontrata individuale” pra, të gjithë punonjësit e KEK-ut kanë kontrata individuale.

Si rrjedhojë, Korporata Energjetike e Kosovës është në proces të auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 dhe pa përfunduar ky proces as nuk mund të diskutohet asnjë shtesë as për menaxhmentin as për punëtorët e KEK-ut.

\"Prandaj, pas publikimit te pasqyrave financiare, duke u bazuar ne ligjet në fuqi,  Bordi ka aprovuar një shpërblim për të gjithë punëtorët e vet si shpërblim për ballafaqim të suksesshëm me vështirësitë dhe tejkalimin e situatës se jashtëzakonshme , me temperatura ekstreme, gjatë këtij sezoni dimëror.\"

\"Për më shumë secili nga të apostrofuarit është i gatshëm që të bëj publike llogaritë bankare para institucioneve relevante edhe pse shumica prej tyre e bëjnë këtë për çdo vitë në bazë të ligjit\", thekson KEK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)