26 Prill 2024

Bie blloku B1, KESCO rrit sasinë e importit

Prishtinë, 9 shkurt - KESCO ka bërë të ditur se është njoftuar nga KEK-u në ora 13:51 se ka rënë nga sistemi në  mënyrë  të  paplanifikuar njësia B1 e Termocentralit Kosova B, i cili gjatë ditëve të fundit edhe ashtu kishte punuar me kapacitet të reduktuar.

Rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të rreth 200 Megavatë/orë energji elektrike, gjë që vështirëson furnizimin me energji elektrike.

KESCO për momentin, sipas planit është duke importuar rreth 200 MW , por kjo sasi është e pamjaftueshme të mbulojë tërë kërkesën sidomos tani pas rënies së bllokut B1.

KESCO menjë herë  ka nisur procedurat e importit shtesë për te mbuluar hendekun e krijuar.

Siç jemi njoftuar nga KEK, blloku B1 pritet të kthehet në sistem të shtunën në ora 00:00.

KESCO falënderon konsumatorët për mirëkuptim dhe mbetet e përkushtuar për të bërë maksimumin për të tejkaluar këtë situate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)