04 Qershor 2020

BERZH i nënshkruan kredinë 18 milionë euro parkut energjetik me erë të Kitkës

Prishtinë, 25 qershor - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) organizon sot ceremoninë e nënshkrimit të kredisë prej 18 milionë eurosh që BERZH-i i ka dhënë parkut energjetik me erë të Kitkës.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Harry Boyd-Carpenter për BERZH-in dhe Tarik Aygun për pronarët e parkut të Kitkës, grupacioni turk Guris. Të dyja palët janë në dispozicion për intervista të mediave pas nënshkrimit.

Kosova, e cila mbështetet në thëngjill për nevojat e veta energjetike, do të përfitojë nga energjia më e pastër dhe më e qëndrueshme nga parku i parë energjetik me erë në vend.

Mbështetja e BERZH-it për parkun me erë të Kitkës vijon pas angazhimit të suksesshëm me qeverinë e Kosovës për ta mbështetur më shumë energjinë e ripërtëritshme përmes sektorit bankar.

Si rezultat i këtyre reformave, tashmë është aprovuar struktura për mbeshtetje te burimeve me energji të ripërtëritshme, e cila pritet të tërheqë interes të konsiderueshëm nga investitorët.

Ky investim paraqet një moment historik drejt dekarbonizimit në një vend ku mungesa e qasjes së qendrueshme në energji elektrike mbetet një nga barrierat më të mëdha ndaj zhvillimit.

Shtimi i energjisë së ripërtëritshme do të ndihmojë në adresimin e sfidës së dyfishtë të ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe ndotjes së shkaktuar nga thëngjilli i linjitit që shfrytëzohet prej dy termocentraleve kryesore të Kosovës për energji elektrike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)