15 Tetor 2019

BE planifikon të rritë ndjeshëm eksportin e energjisë nga ShBA

Bruksel, 4 maj - Komisioni Evropian ka njoftuar se planifikon të rrisë importet e gazit natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara në tetë miliardë metra kubë në vit, më shumë se dyfishin e vitit të kaluar.

Presidenti i ShBA-së ra në një mendje me kryetarin e Komisionit Evropian korrikun e kaluar për të mos vendosur tarifa për makinat e BE-së, në kushtet kur të dy palët kërkonin të përmirësonin lidhjet ekonomike.

Komisionari i BE-së për Energjetikën Miguel Arias Canete thotë se importet e gazit natyror të lëngshëm amerikan janë rritur 272 për qind që nga ajo kohë:

"Sektori i energjetikësë është një nga historitë kryesore të suksesit të bashkëpunimit tonë transatlantik dhe ku të dy palët kanë interesa të ndërsjella kryesore."

"Dhe në veçanti gazi natyror i lëngshëm është një fushë në të cilën interesat e Bashkimit Evropian e të Shteteve të Bashkuara janë të përafërta."

"Meqë Bashkimi Evropian është tregu më i madh i importit të gazit natyror dhe ne varemi për mbi 70 për qind të konsumit tonë në importet, gazi natyror i lëngshëm luan një rol në rritje për diversifikimin e importeve tona të gazit, duke kontribuar kështu në sigurinë tonë."

"Ndërsa ShBA-ja është prodhuesja më e madhe e gazit natyror në botë dhe një eksportuese gjithnjë e më e rëndësishme."

BE-ja ka bërë përpjekje prej kohësh për t'u shkëputur nga mbështetja te Rusia për pothuajse 40 % të nevojave të saj të gazit, duke zhvilluar infrastrukturën e gazit natyror të lëngshëm për të lejuar edhe furnizues të tjerë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)