25 Maj 2019

BB paralajmëron 200 miliardë dollarë gjatë pesë vjetëve për veprim klimatik

Washington, 3 dhjetor - Grupi i Bankës Botërore lajmëroi sot për një grumbull të gjerë të ri të synimeve klimatike, duke dyfishuar investimet e tij aktuale 5-vjeçare në rreth 200 miliardë dollarë në mbështetje të vendeve që ndërmarrin veprime klimatike ambicioze.

Plani i ri e rrit dukshëm mbështetjen për adaptim dhe qëndrueshmëri, duke ditur ndikimet gjithnjë e më të mëdha të ndryshimit klimatik në jetë dhe mirëqenie, veçanërisht në vendet më të varfra të botës.  

Ky plan po ashtu paraqet një ambicie dukshëm më të madhe të Grupit të Bankës Botërore, duke përçuar një sinjal të rëndësishëm për komunitetin e gjerë botëror që të bëj të njëjtën gjë. 

“Ndryshimi klimatik është një kërcënim ekzistencial ndaj popullatës më të varfër dhe më të cenueshme. Këto synime të reja demonstrojnë se sa seriozisht jemi duke e marrë këtë gjë, duke investuar dhe mobilizuar 200 miliardë dollarë gjatë pesë viteve për të luftuar ndryshimin klimatik, tha Presidenti i Grupit të Bankës Botërore.

“Ne jemi duke u përpjekur të bëjmë më shumë dhe të veprojmë më shpejt dhe i bëjmë thirrje komunitetit botëror që të bëjë të njëjtën gjë.  Kjo nënkupton që shtetet dhe komunitetet të marrin përgjegjësinë për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të qëndrueshme në aspektin klimatik.”

Shuma prej 200 miliardësh e tërë Grupit përbëhet nga rreth 100 miliardë dollarë të financimit direkt nga Banka Botërore (BERZH/IDA), dhe rreth 100 miliardë dollarë të financimit direkt të kombinuar nga Korporata Financiare nNdërkombëtare (IFC) dhe Agjencia Multilaterale e Garantimit të Investimeve (MIGA) dhe kapitalit privat të mobilizuar nga Grupi i Bankës Botërore.

Prioritet kyç është rritja e mbështetjes për adaptim klimatik, duke e pranuar se miliona njerëz gjithandej botës tashmë janë duke u përballur me pasoja të rënda të ngjarjeve më ekstreme të motit. Duke e rritur financimin direkt për adaptim që do të arrijë në rreth 50 milionë dollarë gjatë 2021-2025, Banka Botërore, për herë të parë do t’i jap kësaj theks të njëjtë me atë që u jep investimeve për uljen e emetimeve. 

“Njerëzit janë duke humbur jetën dhe çdo gjë tjetër për shkak të efekteve katastrofale të ndryshimit klimatik. Ne duhet të luftojmë shkaqet, por edhe tu përshtatemi pasojave që shpesh janë shumë dramatike për njerëzit më të varfër në botë,” tha Kryeshefja Ekzekutive e Bankës Botërore, Kristalina Georgieva.

“Kjo është arsyeja pse ne në Bankën Botërore zotohemi të rritim financimin klimatik në 100 miliardë dollarë, gjysma e të cilave do të shkoj në ndërtimin e shtëpive, shkollave dhe infrastrukturës së adaptuar më mirë, dhe investimit në bujqësinë e mençur klimatike, në menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave dhe në rrjetet e përgjegjshme të sigurisë sociale.”

Financimi i ri do të sigurojë që adaptimi të bëhet në mënyrë sistematike dhe Banka Botërore do të zhvillojë një sistem të ri të vlerësimit për të përcjell dhe stimuluar progresin global. Veprimet do të përfshijë mbështetjen e parashikimeve cilësore, sistemeve të paralajmërimit ë hershëm dhe shërbimeve informative klimatike për të përgatitur më mirë 250 milionë njerëz në 30 vende në zhvillim për rreziqet klimatike.

Përveç kësaj, me investimet e pritura do të ndërtohen sisteme të mbrojtjes sociale më të përgjegjshme në aspektin klimatik në 40 vende dhe do të financojnë investime të mençura klimatike në bujqësi në 20 vende.

“Ekzistojnë mundësi reale në vlerë trilionë dollarëshe për sektorin privat që të investojë në projekte që ndihmojnë në shpëtimin e planetit,” tha KE i IFC-së Philippe Le Houérou. “Puna jonë është që të dalim në terren dhe të gjejmë në mënyrë proaktive ato mundësi, të përdorim veglat tona të eliminimit të rrezikut dhe të rrisim investimin e sektorit privat. Ne do të bëjmë shumë më tepër për të ndihmuar financimin në energji të ripërtërishme, ndërtesa ‘të gjelbra’, agrobiznes të mençur klimatik, transport urban, ujë, dhe menaxhim të mbeturinave urbane.”

Synimet e reja bazohen në Planin e Veprimit për Ndryshimin Klimatik të Grupit të Bankës Botërore 2016. Në vitin 2018, Grupi i Bankës Botërore ka ofruar një shumë rekorde prej 20.5 miliardë dollarësh si financim për veprimin klimatik: duke dyfishuar rezultatet e një viti para Marrëveshjes së Parisit dhe duke arritur synimin e vet 2020 dy vite para afatit. 

Grupi i Bankës Botërore do të vazhdojë të integrojë aspektin klimatik në punën e vet, përfshirë edhe verifikimin e projekteve për rreziqe klimatike dhe krijimin e masave të duhura për zbutjen e rrezikut, duke ekspozuar emetimet neto dhe bruto të gazrave serrë dhe duke aplikuar një taksë karboni për të gjitha investimet materiale.

Për të rritur ndikimin në mbarë sistemet për vendet, Grupi i Bankës Botërore do të mbështes integrimin e aspekteve klimatike në planifikimin e politikave, dizajnimin, zbatimin dhe vlerësimin e investimeve.

Ai do të mbështes të paktën 20 vende që të zbatojnë dhe përditësojnë Kontributet e Përcaktuara Kombëtare dhe të rrisin angazhimin me Ministritë e Financave në dizajnin dhe zbatimin e politikave transformuese me emetim të ulët të karbonit.  

Në sektorët kyç, përpjekjet do të përfshijnë:

    Në Energji: Mbështetje për gjenerimin, integrimin dhe infrastrukturën e përshtatshme për 36 GW energji të ripërtërishme dhe mbështetje për një kursim ekuivalent me 1.5 milionë GWh nga përmirësimi i efiçencës;

    Në Qytete: Ndihmën për 100 qytete që të arrijnë planifikim të qëndrueshëm urban dhe me emetim të ulët të karbonit dhe zhvillim i orientuar transit;

    Në Ushqim dhe Përdorim të Tokës: Rritjen e menaxhimit të integruar të peizazhit deri në 50 vende, që mbulojnë deri në 120 milionë hektarë pyje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2019 - Vazhdon dita e dytë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B me temë 'Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim delegacionin e Kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor, anëtarë të Bordit Menaxhues të CIF-it. (Objekti i OEK-ut, ora 9:15)

- Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj Kosovën. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ish kampi i KFOR-it, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vushtrisë organizon drekë pune për delegacionin nga Diaspora në Komunën e Vushtrisë. (Vushtrri, ora 12:15)

- Kompanitë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Ciao Berto. (Ciao Berto, Magjistralja Pishtine - Mitrovice, kilometri i dytë, ora 14:25)

- Kompanitë e Diasporës vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Tiki Mosaic. (Objekti i kompanisë Tiki MosaicMagjistralja Prishtinë - Ferizaj, afër Grand Strore, ora 15:30)

- Kompanitë e Diasporës zhvillojnë vizitë përmbyllëse në showroom të kompanisë Binni e cila do të jetë nikoqir i një kokteji me rastin e mbylljes së Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa. (Objekti i kompanisë Bini, magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 16:15)