26 Prill 2024

Banka Botërore njoftohet për prodhimin e termocentraleve te KEK-ut

Prishtinë, 6 shtator - Drejtori Menaxhues, Arben Gjukaj me menaxhmentin e KEK-ut, kanë pritur sot në vizitën e saj të parë, znj. Linda Van Gelder - drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, e shoqëruar nga stafi i lartë i BB zyrës në Prishtinë. 

Gjukaj gjatë vizitës ka njoftuar  znj. Van Gelder,  për sfidat dhe objektivat e KEK-ut në përgjithësi e me theks të veçantë rreth zhvillimeve të fundit sa i përket  zhvendosjes dhe normalizimit të punës në miniera pas vendimeve përfundimtare të Qeverisë.

Banka Botërore si palë e interesit të veçantë për KEK-un, gjithashtu është njoftuar edhe për prodhimin e dy termocentraleve nëpër vite dhe rekordet e prodhimit që janë arritur vitet e fundit, duke i bërë me dije se KEK-u tani më ka dëshmuar se është faktor stabiliteti energjetik në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)