08 Maj 2024

ASK: Sasia e mbeturinave të pranuara për trajtim ka qenë 62 461 tonë

Prishtinë, 27 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin 2016.

Qëllimi kryesor për realizimin e AMT 2016 është: grumbullimi i të dhënave statistikore nga kompanitë, që merren me menaxhimin e mbeturinave të trajtuara; të sigurojë të dhëna statistikoretë qëndrueshme; dhe të krijojë seri kohore.

Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori.

Rezultatet nga AMT 2016 tregojnë se sasia e mbeturinave të pranuara për trajtim ka qenë 62 461 tonë, ndërsa sasia e mbeturinave të dala nga procesi i trajtimit ka qenë 55 830 tonë.

Sasia e mbeturinave të trajtuara në vend ka qenë 60 998 tonë. Kurse, sasia e mbeturinave të eksportuara nga kompanitë që merren me riciklim ka qenë 10 871 tonë.

Ndërkaq, sasia e mbeturinave të grumbulluara në deponi ka qenë 316 071 tonë. Materiali më i riciklueshëm në vitin 2016 ka qenë metali me 67%, pastaj plastika me 16%, letra me 9%, të tjera 8%.

Ndërsa, materiali me eksportin më të lartë për vitin 2016 ka qenë letra me 6 128 tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)