26 Prill 2024

Arrihet marrëveshja me banorët e Hades, nisin punën ekskavatorët e KEK-ut

Prishtinë, 26 dhjetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) pas arritjes së marrëveshjes me banorët e lagjes Mirena, ka nisur punën për rrëzimin e objekteve.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arber Vllahiu, në një konferencë për media në Shipitullë, tha se nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës dhe as reduktime.

Ai tha se procesi i zhvendosjes së banorëve ka përfunduar dhe në këtë mënyrë Qeveria Haradinaj ka përmbyllur njërën nga çështjet më të mëdha që kanë mbajtur peng energjinë. 

“Të gjitha objektet në zonë do të rrënohen para Vitit të Ri. Do të prodhojmë vetë energji dhe nuk do të ketë import. Nuk do të ketë shtrenjtim dhe reduktime të rrymës”, tha ai.

Valdrin Lluka, ministër i MZHE-së, tha se nëse varemi nga importi nuk ka asgjë të sigurt nga rritja e energjisë elektrike.

Ai tha se nisja e punës nga ana e KEK-ut do të stabilizojë prodhimin e energjisë elektrike.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, tha se marrëveshja me banorët e lagjes Mirena është arritur në mëngjes dhe tash ka nisur puna e ekskavatorëve të KEK-ut për mihjen e thëngjillit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)