15 Tetor 2019

55 deputetë votuan për t'i zhvatur qytetarët për KEDS në emër të RTK

Prishtinë, 30 maj - 55 deputete të Qeverisë pra nga PDK, AAK, NISMA, PSD etj, votuan sot Projektligjin për transmetuesin publik (RTK) ku detyrohen qytetarët që të paguajnë në faturat e tyre të rrymës plus 2.5 euro, nga të cilat 50 cent për çdo faturë i fiton KEDS, pra rreth 2 milionë e 400 mijë euro të tjera do i falen KEDS dhe do i zhvaten qytetarëve.

Neni 33 Parapagimi
 
Radiotelevizioni i Kosovës prej datës 01.01.2019, financohet përmes parapagimit të tarifës fikse mujore prej 2.50 (dy euro e pesëdhjetë cent) euro në faturat e energjisë elektrike, të cilat inkasohen nga operatori përgjegjës për inkasimin e energjisë elektrike në Kosovë apo ndonjë institucion tjetër dhe depozitohen në llogarinë e vetme zyrtare të RTK-së, e hapur në pajtim me rregullat e Kontrollit dhe Menaxhimit Financiar.

Projektligji në fjalë përban edhe shumë probleme e defekte të tjera të cilat do ta thellojnë krizën e rëndë në të cilën gjendet RTK për shkak të menanxhmentit abuziv dhe praktika korruptive.

Ky projektligj kaloi sot falë votës së deputetëve që deklarohen si opozitë por po votojnë rregullisht gjithçka të dëshme për publikun e të nxitur nga deputetët e qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje! ka paralajmëruar disa herë që nuk do ta lejojë grabitjen e qytetarëve të Kosovës për interesave private e klienteliste. Radio Televizioni Publik është një nga institucionet bazë të shtetit tonë, atë e kanë kapur e njëjta klikë që ka kapur dhe shtetin tonë. Ky votim e bëri dhe më të qartë.

Nëse ky projektligj mbërrin dhe leximin e dytë të votohet, Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! do ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)