27 Prill 2024

UNFPA do t’i dorëzoj MPMS-së afër 40,000 artikuj të pajisjeve për mbrojtje personale

Prishtinë, 12 nëntor - Fondi i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) zyra në Kosovë sot do t’i dorëzoj Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) afër 40,000 artikuj të pajisjeve për mbrojtje personale (PMP) për përdorim në institucionet rezidenciale dhe shtëpitë në komunitet për personat e moshuar dhe ata me aftësi të kufizuara.

Pajisjet e siguruara do të mundësojnë parandalimin e transmetimit të COVID-19 dhe mbrojtjen e 350 ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe personelit ndihmës që punojnë në këto institucione dhe 270 të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara që jetojnë në to.

Kjo sasi e pajisjeve do t’i shërbejë kësaj kategorie të shoqërisë dhe këtyre institucioneve që të mbrohen nga COVID-19 afërsisht për 3-4 muajt e ardhshëm, periudhë kjo që pritet të jetë më e ndjeshme dhe po karakterizohet si vala e dytë e COVID-19.

Në kuadër të këtij donacioni UNFPA gjithashtu do të dorëzoj edhe 25 laptopë të destinuar për shpërndarje në Qendrat për Punë Sociale, me qëllim të mbështetjes së punonjësve socialë në përgjigje kundër dhunës në bazë gjinore (DhBGj), menaxhimit më të lehtë të këtyre rasteve dhe mbështetjes së strehimoreve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)