24 Tetor 2020

Ulen shpenzimet e transfereve për kosovarë që punojnë me AirBNB dhe Booking

Prishtinë, 18 tetor - Kompania Fintech Paysera ka arritur të bëjë transferet e para nga AirBNB dhe booking.com pa asnje kosto bankare nga llogaria e këtyre kompanive deri te llogaria e klientit të Paysera në Kosovë.

Gjithashtu është mundësuar edhe transferimi i mjeteve nga Paysera në llogarinë bankare kosovare me një kosto të ulët prej 2 euro për çfarëdo shume.

Shpresa Qosa një ndërmarrëse kosovare që menaxhon disa prona përmes AirBNB ka bërë transferet e para nga ky gjigant ndërkombtarë në Paysera Kosovë.

Më heret Shpresa është ngarkuar me shpezime bankare të dyfishta edhe ato të dërguesit edhe ato të bankës pranuese që ndonjëherë kanë shkuar deri në 30 euro edhe për transfere të vogla prej 200 apo 300 euro.

“Une i kam transferuar mjetet në llogarinë time në Paysera Kosova, pastaj nga aty në bankën BKT. I tërë procesi ka përfunduar për disa minuta dhe shpenzimet e përgjithshme bankarë kanë qenë vetëm 2 euro”, ka thënë Qosa.

“Kjo do të ma lehetësojë punën shumë dhe unë do të mund të bëjë transfere më të shpeshta pasi kostoja është shumë e ulët”, ka shtuar ajo.

Erdis Driza pronarë i hostelit Driza në Prizren më heret është dashur që të anulojë rezervimet përmes platformave ndërkombtare pasi kostoja e traJu lutem gjeni te bashkangjitur historine e Shpresa Qosa dhe Erdis Drizes dy ndermarres kosovar qe punojne me AirBNB dhe Booking.com.

Erdis Driza pronarë i hostelit Driza në Prizren më heret është dashur që të anulojë rezervimet përmes platformave ndërkombtare pasi kostoja e transfereve ishte shumë e lartë. Ai është dashur të zgjedhë opsionin “paguaj në arritje” pasi kjo ka qenë mundësi e vetme për të operuar me fitim.

“Kam paguar gati 30 euro për një transfer”, thotë ai. “Sistemin Paysera nuk e kam provuar ende, por gjithsesi se do ta testoj pasi ai nuk ka ndonjë çmim të mirëmbajtjes”, ka thënë Driza.

Paysera Kosovë është pjesë e Fintech Paysera nga Lituania dhe në këtë mënyrë secili që hapë llogari në këtë sistem përfiton nga një IBAN në Bashkimin Evropian. Kjo gjë i mundëson shfrytëzuesit që të lidhet në sistemin e pagesave SEPA, i regulluar nga BE-ja që të gjitha pagesat të bëhen pa kosto transferi.

Paysera Kosovë ka arritur që këtë sistem të licencojë në Bankën Qendrore të Kosovës dhe ta lidhë më bankën kosovare BPB.

Bashkim Zeqiri CEO i Paysera Kosovë thotë se “kjo është një gjë e mirë që i ka ndodhë Kosovës dhe mundëson transferin e Eurove nga BE-ja Lihtenshtajni dhe Zvicra pa kosto në Bankën për Biznes (BPB) në Kosovë dhe me një kosto prej 2 euro në secilën bankë tjetër”.   transfereve ishte shumë e lartë. Ai është dashur të zgjedhë opsionin “paguaj në arritje” pasi kjo ka qenë mundësi e vetme për të operuar me fitim.

“Kam paguar gati 30 euro për një transfer”, thotë ai. “Sistemin Paysera nuk e kam provuar ende, por gjithsesi se do ta testoj pasi ai nuk ka ndonjë çmim të mirëmbajtjes”, ka thënë Driza.

Paysera Kosovë është pjesë e Fintech Paysera nga Lituania dhe në këtë mënyrë secili që hapë llogari në këtë sitem përfiton nga një IBAN në Bashkimin Evropian. Kjo gjë i mundëson shfrytëzuesit që të lidhet në sistemin e pagesave SEPA, i regulluar nga BE-ja që të gjitha pagesat të bëhen pa kosto transferi.

Paysera Kosovë ka arritur që këtë sistem të licencojë në Bankën Qendrore të Kosovës dhe ta lidhë më bankën kosovare BPB.

Bashkim Zeqiri CEO i Paysera Kosovë thtë se “kjo është një gjë e mirë që i ka ndodhë Kosovës dhe mundëson transferin e Eurove nga BE-ja Lihtenshtajni dhe Zvicra pa kosto në Bankën për Biznes (BPB) në Kosovë dhe me një kosto prej 2 euro në secilën bankë tjetër”.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës rifillon fazen finale te projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në fshatin Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatet individuale për U21/e (1999), dhe Veteran. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)