26 Prill 2024

Të rinjtë marrin certifikata për programin “Trajnimi në Punë”

Kaçanik, 26 mars - Klubi i Prodhuesve organizon sotceremoninë e ndarjes së certifikatave për të rinjtë të cilët kanë përfunduar programin “Trajnimi në Punë”.

Programi ‘’Trajnim në Punë’’ ka për qëllim punësimin e të rinjve dhe ofrimin e zhvillimit të shkathtësive tek të rinjtë.

Ky program është  financuar nga ‘’Fuqizimi i Sektorit Privat’’ nga Populli Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), si dhe zbatohet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK).

Certifikimi do të bëhet për praktikantët që kanë përfunduar punën praktike në kompaninë “Sharrcem” në komunën e Hanit të Elezit, si dhe praktikantët që kanë përfunduar punën praktike në kompaninë “Oxa Group”, në komunën e Kaçanikut. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)