26 Prill 2024

Tatimpaguesit me obligime të papaguara mund të përfitojnë nga falja e interesit

Prishtinë, 8 dhjetor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) k njoftuar se me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID 19, tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara ndaj ATK-së, mund të përfitojnë nga falja e interesit.  

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së për periudhat Janar 2020 deri Dhjetor 2020, mund të përfitojnë nga falja e interesit, me kusht që të njëjtit, për periudhat e lartcekura, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) deri më 31 Dhjetor 2020.

Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 31 Dhjetor 2020, sipas ATK-se do të përfitojnë nga falja e interesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)