26 Prill 2024

Task Forca e sigurisë së institucioneve financiare me veprime konkrete

Prishtinë, 31 korrik - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendhsme, z. Bejtush Gashi, priti në takim njoftues Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave në Kosovë,  z. Petrit Balija.

Në këtë takim u bisedua për çëshjtet e sigurisë që ndërlidhen me institucionet financiare që veprojnë në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Gashi u zotua se Task Forca e krijuar për ofrimin e sigurisë së institucioneve financiare, do të ndërmarrë veprime konkrete që i mundësojnë këtyre institucioneve funksionimin e duhur.

Ndërsa z. Balija ka kërkuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që të ketë zgjidhje të problemeve të sigurisë në institucionet financiare në përgjithësi.

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm në zgjidhjen e problemeve, sidomos në fushën e sigurisë kibernetike dhe asaj fizike.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)