08 Maj 2024

Tajvani mundësi për plasimin e produkteve’’Made in Kosova’’

Prishtinë, 5 qershor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, së bashku me bashkëpunëtorët, priti në një takim miqësorë, një delegacion të zyrës perfaqësuese të Tajvanit për Europë me seli në Budapest të udhëhequr nga z.Yun-Ping Andrew Chang me zyrtarë të tjerë të kësaj zyreje me qëllim të diskutimit rreth avancimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Tajvanit.

Gërxhaliu ka thënë se gjatë bisedave mjaft miqësore u informuam se Tajvani është duke pregaditur një statut preferencial për prodhimet Kosovare me qëllim të krijimit të mundësive për eksport në këtë vend në veqanti për mineralet,prodhimet bujqësore,përpunim të metaleve dhe produkte te tjera.

"Duhet të eliminohen disa barriera për levizjen e bizneseve nga Tajvani në Kosovë sepse egziston potencial dhe vullnet i pashfrytezuar për plasim te produkteve Kosovare por lëvizja dhe vizitat e bizneseve nga ky shtet mik duhet të lirohen nga procedura burokratike", ka theksuar Gërxhaliu.

Gjithashtu në këtë takim ishin prezent edhe disa biznese Kosovare të cilat kanë potencial eksporti të produkteve të tyre,në këtë treg.

Qëllimi i vizites së këtij delegacioni ishte mundësia e gjetjes së partnerëve afarist nga Kosova për plansimin e produkteve ‘’Made in Kosova’’në Tajvan si dhe pjesmarrjen në panaire te ndryshme të organizuara qoftë në Tajvan .

Gjatë qëndrimit të ketij delegacioni janë paraparë vizita të shumë bizneseve Kosovare në regjione të ndryshme të Kosovës.

Vitin e kaluar ishte organizuar një vizitë e ngjajshme e një delegacioni nga Tajvani në Kosovë me Ò«’rast e vizituan edhe Panairin e organizuar nga OEK,si dhe disa firma Kosovare dhe si rezultat i kësaj vizite ishte realizuar edhe eksporti i produkteve nga kompanitë ‘’FRUTEX’’ dhe ‘’UJE RUGOVE’’ në këtë shtet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)