26 Prill 2024

Szunyog shpreh gatishmërinë e BE-së për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Prishtinë, 5 tetor Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë Tomáš Szunyog.

Bajrami dhe Szunyog diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Zyrës së BE-së në fushën e agjendës evropiane, menaxhimit të financave publike, luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjes socio-ekonomike.    

Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadorin Szunyog për mbështetjen e rëndësishme që BE-ja ka ofruar deri tani për Kosovën në luftimin e pandemisë, ruajtjen e stabilitetit makro-financiar përmes financimit të drejtpërdrejt të buxhetit si dhe mbështetjen e gjithanshme përmes implementimit të shumë projekteve që kontribuojnë në përmirësimin e situatës socio-ekonomike dhe fuqizimin e institucioneve të Kosovës.  

Nga ana e tij ambasadori i BE-së Tomáš Szunyog, shprehi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në përmirësimin e situatës socio-ekonomike të krijuar nga pandemia Covid19, si dhe për zbatimin e objektivave të Kosovës në kuadër të agjendës evropiane.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)