26 Prill 2024

Skenderaj, thirrje për aplikim për grante për start- up dhe biznese të vogla​

Skenderaj, 22 janar - Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me “Help Kosovo”, me qëllim të rritjes së punësimit dhe vetëpunësimit, zhvillimit ekonomik, përkrahjes së të rinjve për jetësimin e ideve të tyre inovative do të ndajnë grante për start- up dhe bizneset e vogla, në kuadër të projektit “Mbështetje e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”.

Ky projekt ´¬nancohet nga Qeveria Gjermane dhe Komuna e Skenderajt ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt, kurse format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj, në zyrën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Ndërmarrësi Inovacion dhe Turizëm, apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: http://www.help-kosovo.org.​

Data e fundit për aplikim është 20 Mars 2020 e premte, ora 16:00, aplikimi fillon zyrtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)