26 Prill 2024

Shqipëria me nivelin më të ulët historik të papunësisë

Tiranë, 2 gusht - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaron se është rritur punësimi dhe ka rënë në 12.5 për qind norma e papunësisë në vend.

Ai tha se, rënia e papunësisë në 12,5 për qind  përbën nivelin më të ulët historik të papunësisë të regjistruar në Shqipëri, ndërsa po shënohet rritje progresive e numrit të përgjithshëm të të punësuarve.

Sejko tha në një konferencë për shtyp se, "zgjerimi i aktivitetit ekonomik është shoqëruar me rritjen e punësimit dhe rënien në 12.5 për qind të normës së papunësisë.

Edhe shifrat e publikuara në pasqyrën e qeverisjes, në një javë bëjnë të ditur se ka një rritje të ndjeshme të punësimit nga zyrat e punës, duke shkuar në 579 të punësuar brenda 1 jave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)