26 Shkurt 2021

Shoqata e Bankave u bën thirrje qytetarëve të përdorin e-banking dhe kartelat bankare

Prishtinë, 19 dhjetor - Duke marrë parasysh numrin e madh të kërkesave të qytetarëve për tërheqje të 10% të mjeteve nga Trusti, si dhe situatën e pandemisë në vend, Shoqata e Bankave të Kosovës iu bën thirrje të gjithë përfituesve që kanë aplikuar për të tërhequr 10% të mjeteve nga Trusti, që pas njoftimit për transferimin e mjeteve në xhirollogaritë e tyre të shfrytëzojnë sa më shumë instrumentet elektronike si shërbimi ‘e-banking’ dhe kartelat bankare për të kryer blerje dhe pagesa.  

Pagesat përmes instrumenteve elektronike sipas shoqatës janë më të lira, më efikase dhe më të sigurta për qytetarët.

Megjithatë, për rastet kur është e domosdoshme tërheqja fizike e parave të gatshme lusim qytetarët që të përdorin rrjetin e bankomatëve të bankave, i cili është i shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të jetë në dispozicion me kapacitetet të plota.

Në këtë formë do të shmangen pritje në radhë të gjata brenda degëve të bankave duke parandaluar shpërndarjen e COVID-19 dhe pritjeve të panevojshme në radhë.

Sektori bankar gjatë gjithë kësaj kohe do të vazhdojë të ofrojë të gjitha shërbimet financiare me kapacitet të plotë për të gjithë klientët bankar duke ofruar shërbimet në mënyrë sa më të lehtë, të shpejtë dhe të sigurte.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)