08 Maj 2024

Shoqata e Bankave dënon sulmin ndaj bankomatit të bankës

Prishtinë, 8 prill - Shoqata e Bankave ka reaguar ndaj sulmit të djeshëm me eksploziv ndaj bankomatit të njërës nga bankat komerciale në Kosovë duke dënuar fuqishëm këtë akt kriminal i cili krijon pasiguri në sektorin financiar, rrezikon mirëqenien e qytetarëve dhe dëmton rëndë imazhin e Kosovës.

Dje në orët e hershme të mëngjesit ishte sulmuar me eksploziv një bankomat, duke shkaktuar dëme materiale edhe të lokaleve përreth bankomatit në një zonë të banuar dhe shumë të frekuentuar në Prishtinë.

Sektori bankar kërkon nga institucionet e sigurisë së vendit që sa më parë të sjellin para drejtësisë këto grupe kriminale që synojnë të dëmtojnë bizneset e Kosovës.

E keqja sipas shoqates duhet të luftohet me të gjitha forcat që ka shteti për të shmangur rrënimin e rendit dhe ligjit në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)