06 Gusht 2020

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve

Prishtinë, 5 dhjetor - Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) dhe UNICEF do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve (IVD) 2019 me moton Të Bëjmë Punë Vullnetare për një Ardhmëri Gjithëpërfshirëse, në një ngjarje që do të mbahet sot në Qendrën për Komunitete Termokiss në Prishtinë.

Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti do të kenë mundësinë të bashkëveprojnë përmes aktiviteteve interesante, të shkëmbejnë histori kuptimplotë dhe të njohin vlerën e diversitetit në shoqërinë tonë.

IVD 2019 është organizuar në bashkëpunim me UNDP, UN Women dhe IOM.

Më 5 Dhjetor, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)