13 Qershor 2021

SHBA mbështetë Kosovën me 500 mijë dollarë kundër përhapjes se koronavirusit

Prishtinë, 22 maj - Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), kanë obliguar një shumë shtesë prej 500,000 dollarësh amerikan për të mbështetur masat parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në Kosovë.

Deri më tani, USAID ka obliguar mbi 1.6 milion dollarë merikan për të mbështetur masat parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në Kosovë.

Që nga rasti i parë i infeksionit me COVID-19, i cili u konfirmua më 13 Mars 2020, ndihma e USAID u përqëndrua në bashkëpunimin me punëtorët e vijës së pare të frontit dhe komunitetet për të ngadalësuar përhapjen, siguruar kujdesin për të prekurit si dhe pajisjet e nevojshme për të luftuar kundër COVID-19. Për shembull, ne kemi shpërndarë 239 pako higjienike nëpër qendrat shëndetësore, 8950 pako familjare dhe 1200 pako për fëmijë në të gjitha 38 komunat e Kosovës.

Lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar, prandaj kjo ndihmë shtesë nga populli amerikando të vazhdojë të sigurojë mbështetje operacionale dhe të rrisë aftësinë e reagimit të duhur nga ana e Kosovës në ndalimin e përhapjes së mëtutjeshme të COVID-19 dhe zbutjen e pasojave të saj.  

Gjatë 20 vjetëve të fundit, shuma e gjithmbarshme e mjeteve të investuara nga Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Kosovën tejkalon 772 million dollarë amerikan.

Për më shumë se gjysmë shekulli, Shtetet e Bashkuara kanë qenë kontribuesi më i madh i sigurisë shëndetësore globale dhe ndihmës humanitare. Ne ishim në vijën e parë të luftës kundër Ebolës, vazhdojmë te mbështesim vendet që luftojne kundër HIV/AIDS-it, tuberkulozit, malaries dhe sëmundjeve të tjera infektive, dhe poashtu do të udhëheqim përgjigjen globale ndaj sëmundjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Që nga shpërthimi i COVID-19, Qeveria e Sh.B.A.-ve ka zotuar më shumë se 900 milion dollarë amerikan ndihmë, që veçërisht synojnë luftimin e pandemisë. Ky financim do të shpëtojë jetë duke përmirësuar arsimimin mbi shëndetit publik, mbrojtur punonjësit shëndetësor, forcuar sistemet laboratorike, rritur mbikëqyrjen e sëmundjes si dhe kapacitetin e reagimit të shpejtë në më shumë se 120 vende të botës.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)