26 Prill 2024

Se shpejti krijohet një fondacion qe do të derdh mjete për Qeverinë e Kosovës

Prishtinë, 20 shtator - Sot Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri priti në takim përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, të udhëhequr nga udhëheqësja e ekipit për Kosovë, Sarah Olmstead dhe koordinatori nacional, Petrit Selimi.  

Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri, i  njoftoi përfaqësuesit me prioritet e tij lidhur me fushën e sundimit të ligjit.

Udhëheqësja e ekipit të Sfidave të Mijëvjeçarit në Kosovë, Sarah Olmstead, është shprehur e lumtur që  fondi i ndarë për Kosovën do të ndihmoj në krijimin e një të ardhme më të mirë dhe rikthimin e besimit në institucionet vendore, e në veçanti në fushën e drejtësisë.  

Koordinatori nacional i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit pranë Zyrës së Kryeministrit, Petrit Selimi, tha se nga fundi i vitit do të filloj të krijohet një fondacion, i cili do të derdh mjete për Qeverinë e Kosovës, e në veçanti në fushën sundimit të ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)