27 Prill 2024

Rritja ekonomike e Shqipërisë, 4 për qind

Tiranë, 27 shtator - "Shqipëria ka bërë progres të ndjeshëm në forcimin e cilësisë së institucioneve, me reformën në Drejtësi një element mjaft pozitiv për të ardhmen e bisedimeve për anëtarësim në union", thotë agjencia prestigjoze e vlerësimit financiar "Moody's" në një njoftim të publikuar së fundi për Shqipërinë.

"Moody's" pret që vrulli i reformave të vazhdojë duke nxitur kështu rritjen ekonomike pranë 4% edhe në terma afatgjatë, sidomos në sektorët si energjia, agrobujqësia dhe turizmi, që janë edhe shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.

Sa i përket performancës fiskale, "Moody's" pret që borxhi publik të bjerë nën 70% të PBB-së në vitin 2019.

Rënia pritet të marrë shtysë jo vetëm nga rritja e fortë ekonomike si dhe konsolidimi fiskal, por edhe nga kursi i këmbimit. PPP vlerësohen si rreziku kryesor fiskal, së bashku me energjinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)