26 Prill 2024

RrGK lanson raportin për diskriminimin me bazë gjinore dhe punësimi

Prishtinë, 11 prill - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian (BE), Agjencinë për Barazi Gjinore dhe Institucionin e Avokatit të Popullit, do të lansojnë raportin e ri inovativ 'Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë'.

Përmes kësaj ngjarje, gjithashtu do të lansohet zyrtarisht iniciativa rajonale që ka për synim të trajtojë diskriminimin me bazë gjinore në punë në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, e mbështetur nga BE, bashkëfinancuar nga Suedia dhe e udhëhequr nga RrGK.

Gjatë kësaj ngjarje, RrGK do të prezantojë të gjeturat kryesore dhe rekomandimet e dalura nga hulumtimi, si dhe do të mirëpres diskutime lidhur me gjetjet.

Ky raport përfshin informata mbi mangësitë në kuadrin ligjor përkatës; përhapjen dhe natyrën e diskriminimit gjinor që lidhet me punën; shkallën në të cilën njerëzit kanë paraqitur ankesa; mënyrën se si institucionet kanë trajtuar raste të tilla deri më sot; dhe rekomandimet që synojnë secilin akter përkatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)