22 Janar 2021

Reçica dhe BB diskutojnë për mbështetjen e familjeve të varfra në Kosovë

Prishtinë, 2 dhjetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në funksion të jetësimit të reformave të dikasterit që drejton, sot ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku kanë diskutuar për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale.

Në takimin e sotëm, ministri Reçica bashkë me ekipin e Bankës Botërore kanë diskutuar edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra  në Kosovë.

Ministri i MPMS, Skender Reçica e ka falënderuar drejtorin e BB-së për Kosovë, për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj, si në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë, po ashtu edhe në mbështetje të procesit të reformave që ka ndërmarrë, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)