22 Shtator 2021

Punëtorët e ATK-së pezullojnë grevën

Prishtinë, 3 gusht - Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjës së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave,Punës dhe Transfereve dhe pas ripersëritjës së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 Qershor, ku i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar ndonjë informatë në lidhje me kërkesat e adresuara mbajti grevë nga data 14 Korrik deri me 2 Gusht.

Për pezullimin e grevës është marrë vendim me votim nga Kryesia e SHSPATK-së ku shumica u dakorduan për të pezulluar grevën dhe për ti dhënë mundësi institucioneve kompetente për realizimin e kërkesave të SHSPATK-së deri me 31 Tetor 2021, pasi që kemi marrë zotime që disa nga kërkesat veq janë në proces të realizimit të tyre, pastaj për korrektësi ndaj tatimpaguesve, gjithashtu për të mos qenë pengesë në realimin e obligimeve të tyre që nuk ka qenë kurrë qellimi ynë.

SHSPATK bën me dije që nëse edhe pas këtij afati nuk do të ketë realizim apo komfirmime me shkrim për procesin dhe afatin e realizimit të këtyre kërkesave, Sindikata njofton që do të vazhdohet greva e pezulluar.

Gjatë kësaj kohe të pezullimit ne si përfaqësues të SHSPATK-së jemi të gatshëm për çfardo lloj diskutimi apo marrëveshje e cila do ishte në favor të realizimit të kërkesave tona.


Kërkesat e punëtorëve të adresuara janë si në vijim: Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës; Krijimi i kushteve të punës dhe Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2021

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës, OJQ-të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton formon grupin punues për Projektligjin për Gjykatën Komerciale, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme  për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 203-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes formës online, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga raporti i auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportin vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronëssi dhe Raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën rishikimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim i Politikave dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Programi i Universitetit Columbia për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut organizojnë një konferencë me temë 'Sfidat e Kosovës që vijnë Rusia dhe Kina' me Holden Triplett Agjenti Special i FBI -së dhe Drejtor për Kundërzbulimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ret. (https://zoom.us/j/98242813908?pwd=cFBiZGdMV3pRTTV3RDJBbTE5UEtVQT09, ora 16:00)