26 Prill 2024

Prezantohen sfidat e prokurimit publik në 2017 dhe perspektivën për 2018

Prishtinë, 29 dhjetor - Demokracia Plus (D+), në bashkëpunim me Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, organizojnë konferencën e fund vitit, në të cilën do të flitet në lidhje me sfidat e prokurimit publik në vitin që po lëmë pas dhe perspektivën për vitin 2018.

Në këtë takim të dy këto institucione së bashku me D+ dhe Projektin Team, do të publikojnë të dhëna në lidhje me punën e tyre, duke përfshirë të arriturat dhe problemet që janë shfaqur gjatë këtij viti.

Po ashtu D+ do të publikojë çështjet për të cilat do të avokojë në raport me OSHP-në dhe KRPP-në në vitin 2018.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet tranzicionit në platformën e prokurimit elektronik, e cila pritet të jetë obligative që nga 1 janari 2018.

Në këtë takim përveç publikimit të të dhënave, në panel do të ketë prezantim nga Blerim Dina, Kryetar i OSHP.

Prezantimi i të dhënave në lidhje me punën e OSHP gjatë këtij viti dhe planet për forcimin e integritetit nga Safet Hoxha, Kryetar i KRPP

Prezantimi i punës së KRPP-së dhe planit për zbatimin e platformës së prokurimit elektronik nga viti i ardhshëm.
 
Pas prezantimeve në panel do të ketë edhe diskutim të hapur me pjesëmarrësit në këtë takim, po ashtu sesion të pyetjeve dhe përgjigjeve me panelistët.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)