26 Prill 2024

Prezantohen barrierat e grave në ekonomi dhenë vendin e punës

Prishtinë, 7 dhjetor - Instituti Riinvest në bashkëpunim me USAID-in organizon sot tryezë “Drejt Fuqizimit: Faktorët që ndikojnë në vendimet ekonomike të grave në Kosovë" në të cilën do të prezantohet raporti i hulumtimit mbi barrierat ndaj pjesëmarrjes ekonomike të grave në Kosovë

Në këtë tryezë do të prezantohen gjetjet e hulumtimit mbi tejkalimin e barrierave të mospjesëmarrjes ekonomike të grave dhe barrierave në vendin e punës.

Gjetjet e raportit bazohen në të dhënat e mbledhura nga anketa me 500 gra anembanë Kosovës, e cila është fokusuar në ndryshimet potenciale të politikave dhe hapave qe duhen ndërmarrë për të ulur pengesat për kyçjën në tregun e punës dhe pengesat që lidhen me mjedisin e punës.

Rezultatet nga analiza e të dhënave ofrojnë hapa konkret për rritjen e nivelit të pjesëmarrjes së grave në ekonomi dhe uljen e pengesave në vendin e punës.

USAID-i përmes aktivitetit të tij Angazhimi për Barazi ka financuar Institutin Riinvest për të realizuar një raport studimor lidhur me pengesat ndaj angazhimit ekonomik të grave, si dhe të prezantojë politikat dhe veprimet e mundshme që do të ulnin pengesat ndaj hyrjes në tregun e punës. 

Raporti përbën pjesën e parë të një fushate të gjerë avokimi e cila ka për qëllim mbylljen e hendekut në mes propozimeve të politikave dhe zbatimit, dhe ofrimin e mundësive më të mira për përfshirjen ekonomike të grave. 

Raporti bazohet në të dhënat e grumbulluara nga një sondazh i 500 grave anembanë Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)