26 Prill 2024

Presidentja Osmani nënshkruan marrëveshje 33 milion dollarësh me USAID-in

Prishtinë, 18 nëntor - Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, nënshkruan sot një marrëveshje të re dypalëshe të bashkëpunimit për zhvillim në mes të Qeverisë së SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Kjo marrëveshje e re dypalëshe e bashkëpunimit vë në dispozicion 33 milion dollarë amerikan shtesë, nga shuma e gjithmbarshme prej 161 milion dollarë amerikan e zotuar nga Shtetet e Bashkuar, përmes Agjencisë së Sh.B.A.-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj drejt vetqëndrueshmërisë.

Kjo Marrëveshje ndërlidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë vitet e ardhshme. Më të synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet  llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

Objektivi i parë zhvillimor përqendrohet në mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa i dyti adopton një qasje më të gjerë ndaj pjesëmarrjes demokratike.

Me të synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.

U.d. e Presidentes Osmani ka falënderuar popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Investimi i vazhdueshëm i ShBA-ve përmes projekteve të ndryshme është konfirmim i përkushtimit të përhershëm të Qeverisë dhe popullit amerikan kundrejt rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të përgjithshëm social e ekonomik të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka theksuar u.d. Presidentja Osmani.

Ajo ka vlerësuar lart punën e USAID-it, potencuar se kjo ndihmë përqendrohet në rritjen e llogaridhënies së vendimmarrësve dhe institucioneve, si dhe në gjenerimin e mundësive demokratike dhe ekonomike për të gjithë qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)