26 Prill 2024

Papunësia në Gjermani bie në nivelin 5.3 për qind

Berlin, 2 dhjetor - Gjermania, vendi me ekonominë më të madhe të Evropës, njoftoi sot se niveli i papunësisë ra në nivelin 5.3% gjatë muajit nëntor, niveli më i ulët që kur Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore u bashkuan në vitin 1990.

Megjithëse Kancelarja Angela Merkel po has vështirësi në formimin e një koalicioni qeveritar, ekonomia mbetet e fortë, me rënie të vazhdueshme të nivelit të papunësisë dhe rritje të kërkesave për produkte gjermane nga vende të tjera.

Agjensia e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat, njoftoi se niveli i papunësisë në bllokun e 19-të vendeve të Eurozonës ra në nivelin 8.8% gjatë muajit tetor. Kjo është shifra më e ulët që në muajin janar të vitit 2009, kur Evropa dhe shumë vende të botës ishin në reçension.

Ekonomitë në Gjermani dhe në Evropë po ndjekin kështu tendencat në Shtetet e Bashkuara, ekonominë më të madhe të botës, ku papunësia ra në 4.1%, niveli më i ulët në 17 vjet. Por, shifrat amerikane dhe evropiane tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm që u shfaq me ngadalësi pas humbjeve të jashtëzakonshme të vendeve të punës dhe papunësinë e lartë të 7-9 viteve më parë.

Eurozona njoftoi se 14 milionë njerëz ende mbeten pa punë, por se janë 1.5 milionë më pak të papunë se disa vite më parë. Në Spanjë, niveli i papunësisë ra nga 25% në 16.7%.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, tha se ndërsa rrogat nuk po rriten sa ç’duhet, ato të vazhdojnë të rriten gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa ekonomia e kontinentit do të vazhdojë rimëkëmbjen.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)