07 Maj 2024

OECD parashikon rritje të fuqishme për ekonominë turke

Ankara, 28 korrik - Sipas parashikimeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), rritja e ekonomisë në Turqi këtë vit do të jetë 5,1 për qind, kurse në vitin 2019 do të jetë 4,8 për qind.

Raporti i Anketës së Turqisë për vitin 2018 i publikuar nga OECD-ja thotë se rritja ekonomike është e fuqishme dhe ka përmirësime të kushteve të jetesës.

Ekonomia turke ka shënuar një rritje të fortë pavarësisht goditjeve të jashtme gjatë dy viteve të fundit. Punësimi jobujqësor, i cili u përshpejtua në 2010, është regjistruar një rimëkëmbje të mirë në rajonet më pak të zhvilluara.

Parashikimet janë që rritja në Turqi këtë vit të jetë 5,1%, kurse në vitin 2019 të jetë 4,8%. Kurse për sa i përket inflacionit parashikimi për vitin 2018 është 12%, kurse në vitin e ardhshëm pritet të jetë në nivelin e 10,6%, bën të ditur raporti i OECD-së.

Raporti i GDP-së ndaj PBB do të jetë 5,7 për qind këtë vit dhe 4,3 për qind në 2019, gjithnjë sipas raportit të OECD-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)