26 Prill 2024

OEAK fton bizneset në komuna t’i bashkohen luftës kundër korrupsionit

Ranillug, 6 dhjetor - Komuna e Ranillugut aplikon politikën e derës së hapur për bizneset lokale që të mund të raportojnë korrupsionin, megjithatë bizneset duhen inkurajuar që të shfrytlzojnë edhe mekanizmat e tjerë institucionalë dhe ligjorë që janë në dispozicion për të raportuar korrupsionin, edhe në mënyrë konfidenciale.

Kjo u tha në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me autoritetet komunale të Rranillugut, Agjencinë e Zhvillimit Rajonal Lindje dhe me bizneset lokale, dhe me përkrahje të Projektit të UNDP për Përkrahje të Përpjekjeve për Luftimin e Korrupsionit (SAEK). Aktiviteti i sotëm përkon me aktivitetet e tjera të shumta të cilat po organizohen në nivel vendi gjatë javës së anti-korrupsionit.

Davor Petkovic nga Komuna e Ranillugut tha se pavarësisht komunikimit të hapur që komuna ka me bizneset vendore, shqetësuese mbeten kapacitetet e pamjaftueshme të bizneseve lokale dhe prospektet e kufizuara të rritjes, për shkak të qasjes së kufizuar në financa, duke kërkuar një fokus më të madh për komunat më të vogla anembanë Kosovës.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Odës Amerikane folën për efektet negative të korrupsionit, dhe mjetet ligjore që bizneset kanë në dispozicion për të raportuar korrupsionin, duke pasur parasysh që ai pengon konkurrencën e drejtë dhe të barabartë. Ata kërkuan nga bizneset e pranishme që të luajnë rolin e tyre në luftimin e korrupsionit, qoftë përmes parandalimit ose edhe luftimit të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)