26 Shkurt 2021

Oda Ekonomike Amerikane shënon fillimin e Javës Globale të Ndërmarrësisë

Prishtinë, 16 nëntor - Nën udhëheqjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK) sot ka filluar Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë, partner në organizimin e së cilës është edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Gjatë kësaj jave, në 180 shtete të botës do të organizohen aktivitete të ndryshme me qëllim të promovimit të ndërmarrësisë dhe inkurajimit të aktiviteteve ndërmarrëse.

Për të shënuar fillimin e kësaj jave, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një video mesazhi të dedikuar për Odën Amerikane, u është drejtuar ndërmarrësve duke theksuar se ndjehet e gëzuar që një rini që ende ballafaqohet me kufizime të shumëta, me vullnet dhe përkushtim po then kufinjtë e së mundurës, dhe me shpirtin e saj krijues po trajton sfida lokale dhe globale. A

jo gjithashtu theksoi rolin e ndërmarrësisë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

“Ndërmarrësia krijon vende të reja të punës, stimulon konkurrencën, nxit inovacionin dhe rrit produktivitetin ekonomik dhe shoqëror. Institucionet duhet të ofrojnë përkrahje për të nxitur ndërmarrësinë dhe zhvilluar tutje sektorin privat, si gjeneruesin kryesor të vendeve të punës në Kosovë” u shpreh Presidentja Osmani.

Ndërsa, fillimin e aktiviteteve të saj për këtë javë, Oda Amerikane e shënoi me një forum virtual rreth ekosistemit të bizneseve në vend, gjatë së cilit panelistët ofruan një rishikim të përgjithshëm mbi mënyrat se si një ekosistem i tillë duhet t'i shtojë vlerë zhvillimit ekonomik të vendit, derisa diskutuan edhe rolin e hisedarëve përkatës të cilët mund të kontribuojnë në këtë qëllim.

Zëvendës Ministri i Financave Agim Krasniqi, theksoi rëndësinë e shtuar të sektorit privat në ekonominë e vendit, derisa foli edhe për veprimet e ndërmarra nga Qeveria për të siguruar mos-rënien e shpenzimeve publike gjatë kësaj kohe të krizës, të cilat kanë efekt pozitiv në mbijetesën e sektorit privat.

Tutje, ai përmendi edhe nevojën për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, meqë i njëjti sipas tij adreson nevojat më emergjente të sektori privat dhe mundëson qasje më të lehtë në financa për biznese.

Valdrin Lluka, shef i rritjes në kompaninë Solaborate dhe ish-Ministër i Zhvillimit Ekonomik, gjatë këtij forumi cilësoi si sfidë mungesën e shkathtësive të avancuara të fuqisë punëtore, që rrjedhimisht krijon mos-plotësimin e vendeve të punës të ofruara nga kompanitë.

Tutje, Lluka foli edhe për investimet publike, ndërsa shtoi se të njëjtat janë kyçe për krijimin e ekosistemeve të shëndosha të bizneseve, që padyshim gjenerojnë vende të punës si dhe ndihmojnë në tërheqjen e investimeve. Sipas tij, një sfidë tjetër në zhvillimin e bizneseve është edhe ekonomia jo-formale e cila krijon konkurrencë të padrejtë në treg.

Remzi Uka, kryeshef ekzekutiv i kompanisë AFAM, njëherit edhe moderator i këtij forumi, duke iu referuar raporteve nga Banka Botërore theksoi se Kosova renditet në pozita relativisht të mira sa i përket fushës së të bërit biznes, të cilat bazohen në dhjetë faktor mjaft gjithëpërfshirëse sidomos në aspektin e dhënies së kredive që tregon një sektor të fuqishëm bankar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)