26 Prill 2024

Oda Amerikane mban Kuvendin e Përgjithshëm vjetor

Prishtinë, 18 janar - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti Kuvendin e Përgjithshëm vjetor në të cilin përveq aprovimit të programit vjetor të aktiviteteve, zgjodhi edhe 11 anëtarët e ri të Bordit të Guvernatorëve.

Zëvendëspresidenti i Odës Ekonomike Amerikane Michael Gold, tha se organizata mbetet ndër asociacionet më të fuqishme të biznesit në vend, duke dhënë kontribut të veçantë në përmiësimin e mjedisit për të bërë biznes, por duke qenë aktive edhe në fusha si përgjegjësia sociale korporative.

Gjatë prezantimit të aktiviteteve të vitit 2017, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, foli për të arriturat e kësaj organizate përgjatë viteve të fundit, që e rendisin Odën Amerikane në Kosovë në mesin e 10 Odave më të fuqishme Amerikane në Evropë, ku operojnë gjithsejtë 45 Oda Amerikane.

Në vijim, Kuvendi i Përgjithshëm i Odës Amerikane, i përbërë nga 100 delegatë, përzgjodhi Bordin e ri të Guvernatorëve, i cili për dy vitet e ardhshme do të ketë këtë përbërje: Ilir Ibrahimi si president i Bordit, Hakif Gashi zëvendëspresident, Visar Ramajli Sekretar i Përgjithshëm, Ardiana Bunjaku, thesariste, si dhe anëtarët jotitullar, Michael Gold (Crimson Finance Fund), Hysen Lajqi, Chris Thompson (Checchi and Company Consulting),  Artan Lahaj, Ramis Ahmetaj, Valon Basha, dhe Nerita Tira.

Në fjalën e tij inauguruese, Ilir Ibrahimi, President i Bordit të Guvernatorëve, falënderoi Bordin paraprak për punën e shkëlqyeshme dhe siguroi se Oda Amerikane do të jetë zë i fuqishëm i bizneseve në mbrojtje të  interesave të tyre edhe në vitet në vijim.

Ai ftoi bizneset anëtare të Odës që të jenë sa më aktive në ngritjen e çështjeve të ndryshme me të cilat ata ballafaqohen, në mënyrë që të njejtat të adresohen tek institucionet përkatëse në formë të përbashkët.

Ai poashtu falënderoi edhe drejtorin ekzekutiv të Odës Amerikane, Arian Zeka për punën e palodhshme në zhvillimin dhe rritjen e organizatës. Ai uroi që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen duke siguruar Drejtorin Arian Zeka për mbështetje të Bordit të Guvernatorëve.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë është pjesë e Odës Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me seli në Washington D.C., e cila numëron 115 Oda Amerikane nëpër botë. Oda Ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është organizata më e madhe e biznesit në botë që përfaqëson interesat e mbi 3 milionë bizneseve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)