14 Tetor 2019

OAK shpreh shqetësim për zhvillimet në vend

Prishtinë, 11 korrik - Bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës gjatë një takimi, analizuan gjendjen dhe shprehën shqetësimet e tyre për gjendjen aktuale të vendit në aspektin ekonomik, trendin e ngecjeve ekonomike dhe pengesat e mëdha të krijuara ndër vite. Në bazë të analizave të bëra në kontinuitet nga OAK, kjo situatë po krijohet si rezultat i mos përmirësimit të kushteve të të bërit biznes, gjë për të cilat OAK është duke dërguar vazhdimisht qindra letra dhe realizuar me dhjetra takime me institucionet përkatëse.

OAK shpreh shqetësim edhe për interesin e bizneseve për të investuar jashtë vendit dhe jo brenda, e kjo për shkak të kushteve më të mira dhe ofertave që po iu ofrojnë vendet e tjera.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Institucionet Vendore dhe Ndërkombëtare që të rrisin përpjekjet politike për krijimin e një klime më të mirë dhe përmirësimin e kushteve aktuale.

OAK si çdo herë është e gatshme për të dhënë kontributin maksimal në këtë drejtim, së bashku me bizneset që përfaqëson.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)