28 Shtator 2020

OAK e përshëndet vendimin e BQK-së

Prishtinë, 17  janar - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përshëndet vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për të mundësuar klientëve kryerjen e pagesave në terminalet POS pa aplikuar kosto shtesë. Oda e Afarizmit të Kosovës vlerëson se ky vendim do t’i dal në ndihmë biznesit dhe qytetarëve dhe do të ndikoj në rritjen e pagesave, rritjen e biznesit dhe zvogëlimin e informalitetit në vend.

OAK kërkon nga Guvernatori Mehmeti dhe Banka Qëndrore që të vazhdojë me veprime konkrete që t’i dal në ndihmë bizneseve të Kosovës dhe që do të ndikojë pozitivishtë në rritjen e klimës së të bërit biznes.

Kujtojmë që OAK së bashku me bizneset gjatë vitit 2019 ka realizuar dy takime me Guvernatorin e BQK-së, z. Fehmi Mehmeti, ku ka paraqitur problemet që po hasin bizneset në raport me bankat komerciale.  

Në lidhje me këtë dhe probleme të tjera OAK ka paraqitur këtë kërkesë në takimin që kishte me Guvernatorin e BQK-së me datën 05.11.2019.

Gjithashtu OAK ka kërkuar nga BQK zgjidhjen edhe të problemeve të tjera që po i pëngojnë bizneset siç janë: Kamata prej 5% për kthimin e parave të imëta, tarifat e larta të bankave komerciale për deponimin e të hollave, numri i ulët i bankomatave dhe numrit të degëve të bankave, provizionet e posave dhe mundësia kufizuar e deponimit të parave cash në ATM, rëndësia e unifikimit të posave dhe tarifat për Master dhe Visa Card të cilat janë më të lartat në rajon.

Po ashtu lidhur me këtë me datën me datën 06.11.2019 përfaqësues nga OAK ishin pjesë e emisionit Subvencion ku diskutuan rreth sfidave të bizneseve me tarifat e bankave komerciale, kurse me 12.11.2019 përfaqësuesit e OAK-së kanë mbajtur konferencë për media me temën “Bizneset kërkojnë uljen e tarifave nga bankat komerciale”, ndërsa me datën 23.12.2019 OAK ka dërguar një shkresë tek Guvernatori, me një përmbledhje të çështjeve të trajtuara, duke kërkuar që të përkrahen bizneset dhe të mbahen premtimet e dhëna. 

Sa i përket çështjes së POS-ëve OAK ka theksuar që Kosova ka tarifat më të larta të Master dhe Visa Card në rajon, ku tarifat variojnë nga 1.2 deri 2%. Ndërsa, tarifat e pagesave nga POS-ët në markete sillen nga 1.3% deri në 2%, dhe kjo i ka bërë qytetarët që të evitojnë kryerjen e pagesave me kartela për shkak të tarifave të larta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi dhe plotësimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora N10, ora 9:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin protestues "Kundër plagjiaturës të përbashkuar", për denoncimin e plagjiaturave të udhëheqësve të ministrive të Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, ministrit Ramë Likaj dhe ministres Evis Kushi. (Rruga Radovan Zogoviq në lagjen Pejton, para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit dhe shqyrtimi i draft - Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm si dhe cakton intervistat për dëshmitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën do të bëhet zgjedhja e Avokatit të Popullit. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)

-  Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e dëshmitarit Beqë Cufaj  – Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. (Salla e  gjyqit të Dhomave  të  Specializuara të Kosovës  (DHSK) në Hagë ora 15:00 - mund  të  përcillet edhe përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori EMCDDA do të nënshkruajnë marrëveshje pune. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, salla P-01, ora 16:00)