26 Prill 2024

Norvegjia rikofirmon vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Prishtinë, 21 shtator - Norvegjia do të vazhdojë të mbështes zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka rikonfimuar Ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Per Strand Sjaastad gjatë takimit që pati sot me Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ministri Lluka me këtë rast ka falënderuar Ambasadorin Sjaastad për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij i kanë dhënë Kosovës, me fokus në sektorët e ekonomisë, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje.

Ai ka njoftuar diplomatin norvegjez me prioritetet e MZHE-së, me ç‘rast ka potencuar se zhvillimi i sektorëve strategjikë, si energjia dhe minierat do të jenë ndër prioritete kryesore, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm.
 
Gjithashtu, u diskutua edhe për projektet e rëndësishme në sektorin e energjisë siç është TC Kosova e Re dhe projektet për rritjen e efiçiencës së energjisë dhe zhvillimin e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, që kanë për qëllim sigurinë e furnizimit me energji dhe mbrojtjen e mjedisit.
 
Ministri Lluka dhe Ambasadori Sjaastad konstatuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, duke theksuar nevojën e një bashkëpunimi më të madh në fushën e ekonomisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)