27 Prill 2024

Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26 117 familje

Prishtinë, 3 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për vitin 2017.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazike të moshës, pensioneve kontributpaguese të moshës, pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve  për personat e verbër, etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26 117 familje me gjithsej 106 628 anëtarë.

 Kurse, nga skema për mbështetje materiale familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme kanë përfituar 2 761 familje.

Ndërsa, nga skemat pensionale janë: 122 716 përfitues me pensione bazike të moshës; 43 300 përfitues nga me pensione kontributpaguese të moshës; 19 481 përfitues me pensione për personat me aftësi të kufizuara; 12 472 përfitues me pensione për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës; 36 032 përfitues me pensione për veteranët e luftës; 3 232 përfitues me pensione të Trepçës; 1 001 përfitues me pensione të Trupave Mbrojtëse të Kosovës; 288 përfitues me pensione për Forcat e Sigurisë së Kosovës; dhe 2 001 përfitues me kompensime për personat e verbër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)