26 Prill 2024

Nga Bordi i Tepçës kërkohet të fillojë të operojë me fitime

Prishtinë, 19 janar - Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit dhe menaxhmentit të Trepçës.

Gjatë takimit është diskutuar për problemet me të cilat po përballet ndërmarrja Trepça në shlyerjen e borxheve që ka ndaj operatorëve ekonomik dhe në veçanti borxhin që ka ndaj KEDS-it për energjinë e shpenzuar.

Ministri Nitaj ka kërkuar nga Bordi dhe menaxhmenti i Trepçës që të reduktohen sa më shumë që është e mundur shpenzimet. Po ashtu u kërkua që të shikohet mundësia e riprogramimit të borxheve.

Ministri u njoftua edhe me goditjen ekonomike që ka marrë Trepça nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë, pasi ka pasur ulje të madhe të çmimit në shitjes e koncentratit mineral.

Ministri Nitaj kërkoi që të shikohen të gjitha mundësitë që Ndërmarrja Trepça të fillojë të operojë me fitime.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)