19 Mars 2024

Nga 1 marsi, e diela ditë pushimi për subjektet afariste në Skenderaj

Prishtinë, 21 shkurt - Komuna e Skenderajt, me qëllim të zbatimit të Ligjit të Punës, mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, nga data 1 mars do të fillojë së zbatuari Rregulloren Komunale mbi orarin e punës në fushën e tregtisë,  hotelerisë, zejtarisë dhe shërbimeve tjera.

Në bazë të kësaj rregulloreje komunale e diela do të jetë ditë pushimi  për shumicën e subjekteve afariste në territorin e komunës tonë.

Përjashtim bëjnë dyqanet ushqimore të cilave u lejohet të punojnë edhe të dielave deri në orën 11:00, kafiteritë , restaurantet, furrat e bukës, sallonet e ondulimit si dhe pikat e shitjes së derivateve të naftës të cilat do të vazhdojnë të punojnë me orar të rregullt siç kanë punuar deri me tani.

Me këtë rast Komuna e Skenderajt, Inspektorati Komunal, kërkon mirëkuptim nga të gjitha bizneset dhe po ashtu kërkon nga ta që kjo rregullore të respektohet,  ndryshe për mos respektimin e kësaj rregulloreje pason gjoba sipas legjislacionit ne fuqi. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)